“Abdulla Tahiri” nga Malisheva fituese e kuizit “Evropa 2013”

Gjilan – Në kuizin e organizuar nga zyra e Bashkimit Evropian kanë garuar shkollat “Abdulla Tahiri” nga Malisheva, “Bafti Haxhiu” nga Vitia, “Kadri Zeka” nga Kamenica dhe “Selami Hallaqi” nga Gjilani. Fitues të kuizit dolën nxënësit e shkollës “Abdulla Tahiri” nga Malisheva.
Zyra e Bashkimit Evropian (BE), ka organizuar të enjten në Gjilan kuizin garues të titulluar “Evropa 2013”. Kuizi është edicioni i tretë që po mbahet pas viteve 2011 dhe 2012 dhe ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjve kosovarë për të ditur më shumë rreth Evropës.
Në këtë kuiz garues kanë konkurruar shkollat “Abdulla Tahiri” nga Malisheva, “Bafti Haxhiu” nga Vitia, “Kadri Zeka” nga Kamenica dhe “Selami Hallaqi” nga Gjilani. Fitues të kuizit dolën nxënësit e shkollës “Abdulla Tahiri” nga Malisheva.
Pesë nxënësit e shkollës “Abdulla Tahiri” nga Malisheva që dolën fitues të kuizit pritet të marrin pjesë në gjysmëfinalen që mbahet në Prishtinë, e që mbahet në muajin prill dhe nëse kualifikohen për finale (që mbahet në muajin maj) atëherë ekziston shpërblimi kryesor 10 ditor nëpër Evropë./rajonipress/