Uji Dea

Abdixhiku thotë se ka pasur ndërhyrje “të grupeve të interesit” në Kuvendin e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë pas votëbesimit të 31 janarit, duke thënë se megjithëse i mbijetoi procesit, ai mbetet i pakënaqur me ndërhyrjet e mundshme të grupeve të interesit gjatë Kuvendit të partisë.

Në një paraqitje në Debat Plus, Abdixhiku deklaroi se do të iniciojë hetim të brendshëm për të verifikuar praninë e personave të paautorizuar dhe ndikimet e mundshme në procesin e votimit.

“Jam i pakënaqur me interferimet e grupeve të interesit në Kuvendin e LDK-së. Duket se ka pas një përmas të mëdhe të njerëzve jashtë sallës. Do merremi me këtë. Po punoj me një trup hetimore të brendshme që do të merret me gjithë njerëzit e paautorizuar që kanë qenë në kuvendin e LDK-së… në qoftë së ka pas influenca të grupeve të paautorizuara, në qoftë se ka pas biznese në dhomat lartë me mjete për të ndikuar në vullnetin e lirë të anëtarësisë. Do të përgjigjen të gjithë”, ka thënë Abdixhiku.

Fundamenti

Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit me 54 për qind të votave të organit më të lartë drejtues të partisë, duke siguruar vazhdimin e mandatit deri në zgjedhjet e reja brendapartiake. Ndërkaq, 46 për qind e delegatëve kërkuan largimin e tij nga posti i kryetarit.

Procesi i votëbesimit erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku LDK-ja mori 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i dobët që nga paslufta.

Abdixhiku kishte ofruar dorëheqjen para Kuvendit, duke e cilësuar si akt përgjegjësie personale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.