UBT

Abdixhiku: LDK mbështet amendamentet, por Kushtetuta s’ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mbështetje për amendamentet kushtetuese që parashikojnë zgjedhjen direkte të presidentit të Kosovës, por ka kritikuar ashpër mënyrën se si po realizohen ndryshimet.

“LDK i mbështetë në parim amendamentet e tilla sepse janë në frymë me bindjen tonë ideologjike. Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga qytetarët. Pavarësisht vërejtjeve që pajtohem, Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet”, tha Abdixhiku, duke e përshkruar procedurën si të nxituar dhe jo transparente.

Ai rikujtoi se amendamentet nuk janë ide të reja të LDK-së, por projekte që datojnë nga vitit 2011 dhe nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova.

United Hospital

“Këto amendamente janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese nga ne, sepse janë bindje ideologjike që datojnë nga presidenti historik. Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ky koncept kërkon rregullim të ri kushtetues, duhet më tepër punë, por po i kapërcejmë.”

Megjithatë, Abdixhiku kritikoi ashpër ritmin e procedimit.

“Amendamentet hyjnë në fuqi gjashtë muaj pasi të votohen nga Kuvendi, dhe ne jemi vetëm 2-3 orë larg afatit përfundimtar. Kishte qenë mirë që këtë kohë ta kishim shfrytëzuar më mençur, por këto janë manovra politike të natës. Nata nuk ka bereqet, prandaj LDK-ja i mbështet dhe i voton”, u shpreh ai./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.