UBT

Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë në qeveri vetëm me të si kryeministër.

Ndër të tjera, ai u shpreh i bindur se qytetarët janë ngopur me gjendjen aktuale.

Po ashtu, ai tha se qytetarët kanë dy alternativa para vetes: një qeveri që merret me të kaluarën, dhe një që projekton të ardhmen.

Fundamenti

“Në konstelacionin politik që e ka Kosova, i ka të detyruara koalicionet. Por, ne kemi një bindje të plotë, se LDK-ja do të jetë pjesë e qeverisë vetëm me mua si kryeministër. Nuk është tragjike as opozita, por ne po shkojmë për fitore, që të bëjmë qeverinë e ardhshme. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës janë ngopur me gjendjen aktuale”.

“I kanë dy alternativa prapa vetes: një qeveri që merret me të kaluarën, dhe një që projekton të ardhmen. Më gjykoni për çështjet dhe idetë që kam për të ardhmen. Nëse jeni të bindur me ekipin tim, me mua, me qëndrimet që i kam, atëherë duhet mbështetur LDK-ja si forcë, jo vetëm për shkak të historikut të pastër politik që e ka në Kosovë, por për shkak edhe të projektimit të së ardhmes”, u shpreh Abdixhiku në “Rubikon” të Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.