Hidromorava

Abazi: Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim shtyerjen e krijimit të institucioneve, po tenton me shitë mjegull

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ta se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve”, pasi ai thirri sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas së cilës u tha se Serbia po ndërhyn për sabotimin e formimit të institucioneve të reja.

‘“Qeni keq ta sjellë ujkun në torishtë”. Pas përplasjeve naive dhe fëmijnore për taksat me SHBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve. Në publik kanë filluar të i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dmth po tenton me shitë mjegullën që pjesërisht ua shiti 16% të trupit elektoral në zgjedhjet e fundit”, shkroi Abazi në një postim në Facebook.

‘Tentimi i Kurtit për alarm dhe imponimit si garant i sigurisë, nëpërmjet alarmit për rrezikun nga sulmet nga Serbia dhe me referencë sot në Këshillin e Sigurisë, pas një jave të ngjarjeve dhe sulmit në Zubin Potok, është kërcnim dhe dëmtim i interesave ekonomike dhe funksionimit të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

GRANDEMALL

Abazi tha se “Kurti nuk po arrinë të bëj qeveri dhe rrjedhimisht po kërkon të krijoj panik dhe krizë”.

“Diskursi estetik i luleve po tenton ta msheh izolimin dhe masat që BE dhe SHBA-te i kanë bërë, dhe mungesen e çfarëdo vullneti të partive parlamentare shqiptare që të konsiderojnë Kurtin si partner. Dmth “Hajvanatit”nuk i ka kalu koha, i ka kalu koha klanit ZDRAVO dhe atyre që me 0.2% negociojnë me Radojcicin për veteranët dhe fyejnë deputetët shqiptarë!”, shkroi ai.

“Kurti është ilegalisht duke qëndruar në Kryeministri andaj edhe takimet i ka “fake” edhe fjalët i ka “fake” posikurse intervista me gazetarët Rus, kush beson më në këto alarme të njeriut fake që për karrikë e për pushtet ka shkelur edhe mbi premtimet edhe mbi gjakun e aktivistëve!”, shkroi Abazi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.