Abazi kërkon që të ruhet kontinuiteti i arsimit në Artanë
Gjilan – Adem Abazi drejtor i arsimit në Artanë së bashku me kryetarin e komunës Svetislav Ivanoviq kanë takuar drejtorët e shkollave të kësaj komune ku është kërkuar që të ruhet kontinuiteti i arsimit në këtë komunë.
Kryetari i komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic dhe drejtori i arsimit dhe kulturës, Adem Abazi, kanë pasur një takim informues me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Artanës.
Në këtë takim, drejtorët e shkollave janë njoftuar me rrethanat aktuale në komunë, me problemet buxhetore në sektorin e arsimit për vitin fiskal 2014 dhe sfidat që i presin në të ardhmen.
Ivanovic, kërkoi nga drejtorët që të ruhet kontinuiteti i bashkëpunimit me Drejtorinë e Arsimit dhe që bashkërisht të zgjidhen të gjitha çështjet që sfidojnë arsimin e komunës së Artanës.
Në këtë takim të gjithë drejtorët, kanë raportuar për punën e tyre dhe gjendjen e tanishme në shkollat e tyre.
Në fund të takimit, të gjithë u dakorduan që takimet e rregullta mujore të Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, me drejtorët e shkollave, të vazhdojnë të mbahen edhe në të ardhmen./rajonipress/