AAK: Zgjedhjet e brendshme do ta nxjerrin aleancën shumë më të fuqishme në Gjilan

Gjilan – Në vazhdën e vizitave nëpër degë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme të partisë, sot në Gjilan ishte për vizitë kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në takim me kryesinë dhe Këshillin Drejtues të AAK-së në Gjilan, Haradinaj foli për rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme të partisë, dhe nevojën e domosdoshme që ky proces të mbahet në frymën demokratike dhe mbi bazën e barazisë në mes anëtarëve të të gjitha nivele të organizimit të brendshëm.
Për dallim nga e kaluara, në këtë proces zgjedhor AAK po hyn me ndryshime statutare që e bëjnë aleancën parti të hapur dhe me demokraci më të avancuar se të tjerat parti.
Në strukturat e partisë, nuk do të ketë më pozita ex-officio, por do të ketë garë nga baza, dmth të gjithë personat që udhëheqin në AAK do t`i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza. Pra, në këto zgjedhje do ta kemi sistemin një delegat – një votë thuhet në njoftimin e AAK-së, dega në Gjilan./rajonipress/