AAK thotë se partnerët e koalicionit kanë probleme të brendshme për riformatim

Riformatimi i Qeverisë së Kosovës, i paralajmëruar tash e 8 muaj, nga zyrtar të opozitës është quajtur një plan i dështuar, kjo pasi që partnerët e koalicionit qeverisës kanë probleme brenda vet subjekteve politike.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për ‘Indeksonline’, se shkaku për mos riformatimin e Qeverisë është përpjekja e kandidateve që kush do t’i zëvendësoi ato poste ministrore të cilët mund të bllokohen.
“Po këta kanë tentuar dhe sigurisht kanë probleme të brendshme partnerët e koalicionit qeveritar, kanë probleme edhe brenda vet subjekteve politike për përpjekjen e kandidateve që kush do t’i zëvendësoi ato poste ministrore të cilët mund të bllokohen, ne kemi kërkuar aty ku janë larguar këta ministra dhe zëvendësimi i atyre që kanë shumë kompetenca eventualisht largimin e ndonjë ministri, i cili ka përformancë tejet të zvogëluar”, ka thënë Kadrijaj.
Kadrijaj ka shtuar së duhet të ketë ndryshime në këtë Qeveri pasi me këto pengesa nuk mund të qëndrohet gjatë.
“Po unë po tregoi që në fakt kjo ka pengesa dhe duhet të ndryshohet diçka këtu pasi që kështu nuk mund të qëndrohet gjatë, sepse nuk mundet një person me pas një performancë të mirë nëse nuk kanë kreativitet të mirë. Ne i kemi pasur deklaratat e deputetit të krye parë të vitit që e patë marrë kontaktin për me u kyç në ministri por në një emision nuk ka deklaruar se nuk do të marrë atë detyrë për shkak se vendi shumë shpejt do të shkojë në shoqërinë të jashtme në një marrëveshje për disa muaj me dikasteret e ministrisë”, ka përfunduar Kadrijaj. /Indeksonline/ (ArdianBeka)