Fundamenti

Weber i sheh qasjen e Kurtit në Veri dhe prishjen me aleatët si shkaqe të rënies rreth 10 %: Në fillim premtoi reforma të brendshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve politike, Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për rezultatin që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për votat që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, shkruan Gazeta express.

Besnik Velija

I pyetur se cilat mund të jenë arsyet që Kurti ka një rënie prej rreth 10 %, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Weber ka thënë se kjo mund të jetë si rezultat i faktit se Kurti ishte marrë më shumë më Dialogun e Brukselit, Beogradin, sesa me reformat e brendshme, për të cilat ishte zotuar fillimisht.

“Ndryshe nga plani fillestar për t’u fokusuar në reformat e brendshme, Qeveria Kurti përfundoi duke u fokusuar në dialogun politik, konfliktin me Beogradin dhe ballafaqimin me serbët e Kosovës, Veriun”, ka thënë Weber për Express.

Përveç kësaj, Weber ka folur edhe për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj aleatëve dhe veprimeve të ndërmarra në Veri të vendit, duke thënë se mënyra se si ka vepruar Kurti në Veri për heqjen e institucioneve paralele serbe, ka thyer raportin e Kosovës me Perëndimin dhe gjithashtu ka bërë që të largohen dhe të mos përfshihen edhe serbët e Kosovës, përfshirë zërat liberalë, të cilët kishin pak shpresë për një dialog të Qeverisë me serbët e Kosovës. Weber kujton se kjo gjë ishte premtuar nga Kurti në fillim të mandatit.

Kur flet për këtë humbje të votës nga LVV-ja, Weber përmend edhe faktin se rezultatet e brendshme të Kurtit janë të përziera, pozitive e negative, dhe janë shoqëruar me një performancë jo-demokratike dhe retorikë politike radikale.

UBT

Sa i përket koalicioneve të mundshme, Weber thotë se duhet parë rezultatet përfundimtare, meqë votat e diasporës mund të ndryshojnë rezultatin në favor të Kurtit. Analisti gjerman përmend disa modalitete se si mund të arrihet një shumicë e thjeshtë në Kuvend, megjithatë thotë se fakti që zgjedhja e presidentit të ri është shumë afër, imponon një koalicion më stabil.

“Megjithatë është e vështirë të shihet se si mund të materializohet qëndrimi i kryeministrit Kurti për formimin e koalicionit të shumicës pa asnjë parti opozitare”, është shprehur analisti gjerman.

“Sidoqoftë në fund, stabiliteti politik i Kosovës fillimisht do të varet tek konteksti ndërkombëtar dhe performanca e faktorëve perëndimorë”, shton tutje Bodo Weber.

Në fund të intervistë, i pyetur se cila është rruga e duhur për Kosovën marrë parasysh situatën e re gjeopolitike, Weber thotë se çfarëdo që të bëjë politika në Prishtinë, veçanërisht pas ndryshimeve dramatike gjeopolitike nga 20 janari “ e ardhmja e saj fatkeqësisht nuk do të varet kryesisht nga aktorët e brendshëm, por edhe nga ata të jashtëm”.

Bodo Weber pret që BE dhe Mbretëria e Bashkuar ta marrin më seriozisht dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, meqë Kosovës do t’i bie të përballët me Administratën e re amerikane dhe me shumë gjasë me një përpjekje për rivendosje serioze të dialogut.

Sipas rezultateve preliminare dhe kur ende ka vota për t’u numëruar, LVV renditet e para me 340 mijë e 690 vota, apo 40.87 %, PDK e dyta me 183 mijë 661 vota apo 22.03 %, LDK me 146 mijë 815 vota apo 17.61 % renditet e treta, AAK-NISMA e 4-ta me 62 mijë e 172 vota apo 7.46 %./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.