RCCOLA

AAK themelon nëndegë edhe në Verbicë të Kmetocit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Numrit të nëndegëve të AAK-së në Gjilan, i është shtuar edhe ajo e Verbicës së Kmetocit. Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga kandidati për këshilltar komunal njëherit koordinator i regjionit që përfshinë Verbicën e Kmetocit, kanë themeluar nëndegën, kryetar i së cilës është zgjedhur Musli Matoshi.

Në kuvendin për themelimin e kësaj nëndege ka marrë pjesë edhe bartësi i listës nga radhët e AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli dhe përfaqësues të tjerë të Degës, përfshirë këtu edhe banorë të Verbicës së Kmetocit, të cilët me vota unanime zgjodhën kryetarin e tyre.

RCCOLA

Kryetari Kadriu, ka premtuar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për ti dalë në ndihmë kërkesave të banorëve, duke thënë se projektet në Verbicë të Kmetocit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Deri më tani, në këtë fshat, në baza krejtësisht vullnetare nga kryetari Kadriu është bërë rregullimi i qeshmës së fshatit, ndërkaq është punuar edhe në rregullimin e kanalizimit kryesor në fshat. /rajonipress/