AAK prezanton strategjinë qeverisëse të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar strategjinë qeverisëse të Kosovës e cila u tha se mund të zbatohet nga ky subjekt në një qeverisje të ardhshme por edhe nga të gjitha qeveritë e reja që vinë pas kësaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramsh Haradinaj, gjatë prezantimi të kësaj strategjie, ka thënë se ky dokument për qeverisje i hyn në punë secilit dhe secilës parti që qeveris me vendin, pasi deri më tani Kosova nuk ka pas një dokument të tillë.
“Jemi dëshmitar se Kosova në planin e zhvillimit ekonomik jeton me improvizime të cilat disa janë cilësuar të dështuar kjo vjen nga mungesa e planit strategjik. Janë bërë disa tentativa por nuk rezultuan me sukses”, ka thënë Haradinaj./Zeri/.