UBT

AAK e vendosur për Qeveri të opozitës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të tetorit.

Gjatë takimit, u dakordua që degët të nisin përgatitjet për identifikimin e kandidaturave për asambletë komunale dhe për kryetarë komunash. Në komunat ku Aleanca aktualisht udhëheq, kryetarët e tanishëm do të jenë pjesë e garës për një mandat të ri qeverisës.

Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, AAK riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur për datën 15 prill seancën konstituive të legjislacionit të nëntë.

Ajo ka thënë se shpreson që legjislatura e nëntë të konstituohet më 15 prill dhe se çështja e koalicioneve është temë e partive politike.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt dhe rezultatet nga KQZ-ja janë certifikuar javën e kaluar. Në bazë këtyre rezultateve, LVV ka dalë e para me 48 deputetë, pasojnë PDK me 24, LDK 20 dhe AAK-NISMA me 8 deputetë. /Telegrafi/