Fundamenti

AAK ndihmon pensionistët me 2500 kg miell për Kurban Bajram

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i parë i AAK-së në Gjilan njëherit bartës i listës Selami Xhemaili, të shtunën në emër të Aleancës, ka shpërndarë 2500 kg miell për Shoqatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Në shenjë respekti për festën e Kurban Bajramit, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu bashkë me strukturën e Aleancës, kanë marrë iniciativën e shpërndarjes së ndihmave për disa nga familjet më në nevojë të identifikuara nëpërmjet Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, ka thënë se kjo është një ndihmë e vogël që Aleanca bënë për njërën nga kategoritë më të respektuar të shoqërisë sonë pensionistët dhe invalidët e punës.

Mobi Casa

“Aleanca në Gjilan e ka traditë ti ndihmojë qytetarët, e sidomos me rastin e festave të mëdha siç është Kurban Bajrami, prandaj edhe kësaj here ne kemi ndarë një ndihmë simbolike, me shpresën se do të arrijmë ti ndihmojmë të paktën që këtë ditë të madhe ta festojnë me begati”, ka thënë Xhemaili.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, kanë falënderuar Aleancën për ndihmën e dhënë, duke thënë se Kadriu dhe Aleanca gjithmonë ka treguar mbështetje dhe përkrahje për ta. Ata kanë thënë se e çmojnë pa masë këtë gjest të Aleancës dhe se do të jenë mbrapa Aleancës, deri në fitore.

Në të njëjtën kohë, Muharrem Bajrami, kryesues i shoqatës ka ndarë mirënjohje për kryetarin Kadriu, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për pensionistët dhe invalidët e punës thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/