AAK mbështet protestën e punëtorëve të teatrit të Gjilanit

Gjilan – Komisioni për Kulturë i AAK-së në Gjilan mbështet protestën e punëtoreve të Teatrit të Gjilanit të cilët me të drejtë sot protestuan në heshtje para Teatrit të Qytetit duke kërkuar pagat e tyre të cilat paga nuk i morën tash e sa muaj edhe pse të premtuara tha Nazim Gagica.
Nazim Gagica sekretar i përgjithshëm i AAK-së tha se kjo protestë ndodhi tri ditë pasi zyrtarët komunal dolën me komunikatë për media se Teatri i Gjilanit gjendet në pozicion shumë më të mirë se të gjithë Teatrot tjera të Kosovës dhe se shqetësimet e opozitës i konsideruan si “shqetësime të vonuara të AAK-së”, por krejt këto pohime i demantoi protesta e aktorëve dhe punëtorëve të teatrit, ku sipas kryetarit të sindikatës dhe aktorëve të Teatrit protesta do të vazhdoj derisa komuna t`i shlyej të gjitha borxhet(pagat) që ka ndaj punëtorëve të teatrit.
AAK- është e shqetësuar për gjendjen e aktorëve dhe shpreson në zgjidhje të shpejt nga vendimmarrësit Institucional në mënyrë që aktorëve t’i zgjidhet statusi i tyre dhe teatri ta kryej misionin e vet për çka edhe ekziston tha Gagica./rajonipress/