FIDANISHTJA

AAK konsideron se qeverisja në Gjilan ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – AAK konsideron se qeverisja në Gjilan ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar, madje Gjilani sot është më keq se kurdo herë në secilin segment të jetës shoqërore. Për AAK-n, është e papranueshme mbajtja peng e Kuvendit Komunal tani e sa muaj pa asnjë mbledhje. Telashet brenda koalicionit qeverisës duhet të zgjidhen mes partnerëve të koalicionit, por jo duke mbajtur të mbyllur institucionin më të lartë komunal.

Njoftimi i plotë:

AAK konsideron se qeverisja në Gjilan ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar, madje Gjilani sot është më keq se kurdo herë në secilin segment të jetës shoqërore.

Për AAK-n, është e papranueshme mbajtja peng e Kuvendit Komunal tani e sa muaj pa asnjë mbledhje. Telashet brenda koalicionit qeverisës duhet të zgjidhen mes partnerëve të koalicionit, por jo duke mbajtur të mbyllur institucionin më të lartë komunal.

AAK vlerëson se anashkalimi i këtij institucioni nga kryetari i Komunës, z.Alban Hyseni me rastin e prezantimit të ‘punës’ një-vjeçare, është një dëshmi shtesë se kjo mendësi politike prej ditës kur është ardhur në pushtet, e ka shkatërruar Gjilanin çdo ditë pak e nga pak.

AAK mbetet e vendosur të jetë subjekt politik që për synim ka interesin qytetarë dhe interesin e Gjilanit. Kjo është dëshmuar sa herë që AAK ka qenë në pushtet ose pjesë e pushtetit duke krijuar çdo herë standard të ri në qeverisje.

AAK është shtëpi politike serioze, e dëshmuar në secilën etapë të historisë dhe si e tillë nuk do të jetë e mbyllur asnjëherë dhe për asnjë qytetar të ndershëm, të përkushtuar, të dijshëm e me ide.

ARKATANA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë në përbërjen e saj të re.

Me formimin e kryesisë, AAK në Gjilan ka përmbyllur me sukses procesin e brendshëm zgjedhor në nëndegë dhe në degë.

Po ashtu, në kuadër të AAK-së ekzistojnë edhe Aleanca e Gruas së Kosovës dhe Aleanca e të Rinjve të Kosovës, trupa këto të cilat kanë përmbyllur më herët procesin e brendshëm zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme, AAK ka formuar edhe Deparamentet në kuadër të degës të cilat do të jenë shtyllat kryesore të partisë dhe një lloj skaneri i përsosur i pushtetit lokal.
Departamentet në kuadër të AAK-së, Dega në Gjilan:

-Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
-Këshilli Politik
-Departamenti për Arsim
-Departamenti për Shëndetësi
-Departamenti për Zhvillim Ekonomik
-Departamenti për Administratë Publike
-Departamenti për Bujqësi
-Departamenti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim
-Departamenti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
-Departamenti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
-Departamenti për Kulturë, Rini dhe Sport
-Departamenti për Barazi Gjinore
-Departamenti për Diasporë
-Departamenti për Bashkëpunim Ndërkufitar
-Departamenti për bashkëpunim me Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe
-Zyra e Ankesave për Qytetarë

Me formimin e këtyre trupave në kuadër të degës, AAK përmbyllë procesin e zgjedhjeve të brendshme, ndërsa vazhdon të mbetet e hapur si çdo herë për kuadro të reja në mënyrë që idetë dhe dijen e tyre ta japin përmes një subjekti politik të dëshmuar prej kohësh si alternativa e vetme që interes primar ka mirëqenien e qytetarëve, të Komunës së Gjilanit dhe të Republikës përgjithësisht thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.