UBT

AAK e LDD, planifikojnë koalicion me LDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë konsiderojnë se përsëritja e formulës qeverisëse të viti 2004 do të ishte opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët e vendit.

Sipas liderëve të këtyre dy subjekteve politike pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend, do të ishte i mirëseardhur një kolacion me LDK-në me ç’rast kësaj partie do t’i takonte posti i Presidentit të vendit, Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër, ndërsa Nexhat Daci kryetar i Kuvendit, transmeton Tribuna.

Mobi Casa

“Në përvjetorin e shtatë të LDD-së unë e kam bërë publike një nismë të LDD-së se e ardhmja qeverisëse e Kosovës të bazohet në formulën e vitit 2004, që e kishim bërë me presidentin Rugova, kryeministër Ramushin dhe Parmanetin Daci. Kjo e besoj që ka qenë një nismë edhe e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, para një viti. Prandaj sot u dakorduam që ekziston vullneti politik. Unë e fitova përkrahjen për këtë ide edhe të partnerit tonë të ngusht, Ramushit”, tha kryetari i LLD-së, Nexhat Daci.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se : “Partyneriteti që kemi pas në zgjedhjet komunale vazhdon edhe në ato nacionale. Është një partneritet jo vetëm që na mobilizon ne, por na ndihmon që këtë partneritet ta zgjerojmë ehde me partner tjerë, ashtu siç u shprehë edhe akademik Daci. Ideja e një bashkëveprimi si formula e vitit 2004 do të ishte një ide që do të zgjidhte shumë preokupime të politikës së sotme”.