Fundamenti

AAK: Banorët e Pidiqit, të lodhur nga gënjeshtrat e pushtetit aktual

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të martën është takuar me banorë të fshatit Pidiq, me të cilët ka bashkëbiseduar për vështirësitë që këta banorë kanë.

Banorët të cilët e kanë pritur kryetarin Kadriu në njërën nga odat e tyre, kanë folur për mungesën e kushteve dhe për problemet e shumta që ata kanë, duke nisur nga infrastruktura, ujësjellësi, problemet me shtratin e lumit, ndërsa të zhgënjyer kanë thënë se gjithçka çfarë kanë marrë nga ky pushtet aktual, janë vetëm gënjeshtra dhe asgjë më tepër.

Ata kanë kërkuar nga kryetari Kadriu, që ti ketë parasysh kërkesat e tyre dhe ti krijojë kushte më të mira në të ardhmen kur ai të jetë kryetar i komunës së Gjilanit dhe jo të bëhen dallime me qytetarë, si deri më tani.

Kryetari Rexhep Kadriu, i cili me kujdes ka dëgjuar hallet që banorët e Pidiqit kanë, ka thënë se po bëhen shtatë muaj tashmë që ai e ka dëshmuar që nuk bënë dallime, por që investon dhe i ndihmon qytetarët pa dallim.

FIDANISHTJA

“Qysh me marrjen e postit të kryetarit të AAK-së, kam pasur për qëllim ti ndihmojë qytetarit, kjo edhe është arsyeja që kam kandiduar për kryetar të komunës, sepse dua ti jap shembull të tjerëve se si duhet të udhëhiqet dhe bashkëpunohet me qytetarë. Se si një kryetar të jetë i afërt me njerëzit e tij, e jo të mbyllet në zyre dhe të mos flas asnjëherë më ta”, ka thënë kryetari Kadriu.

“Unë premtojë se do të punojë për ju dhe ju jap fjalën që kërkesat e juaja, duke nisur prej rregullimit të shtratit të lumit, do të fillojnë të realizohen me marrjen e mandatit. Ju jeni këtu sot, unë po flas para jush, nëse kjo nuk ndodhë ju do të kërkoni llogari nga unë, por kjo do të ndodhë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Kadriu, ka qëndruar edhe më parë në Pidiq, ndërsa në këtë takim është shoqëruar nga struktura e Aleancës dhe aktivistë të saj thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.