ARKATANA

A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Një studim i ri, i botuar në “Medicine & Science in Sports & Exercise”, është marrë me pyetjen e vjetër: A na shtyjnë ushtrimet fizike të hamë më shumë apo, në fakt, e zvogëlojnë oreksin tonë?

Hulumtimi vëzhgoi burra dhe gra që ishin fizikisht joaktivë, duke zbuluar se ata që ushtroheshin, e pas të cilëve u shërbehej një drekë e pasur, “nuk e tepruan me ushqimin”, por as nuk e anashkaluan ëmbëlsirën apo të merrnin porcione më të vogla.

Në studim morën pjesë 24 burra dhe gra, të moshës nga 18 deri në 55 vjeç, të cilët kishin peshë të tepërt trupore dhe në fillim nuk ishin shumë aktivë. Çdo mëngjes ata hanin mëngjes, e pastaj ecnin me ritëm të shpejtë në shiritat për vrapim ose ngrinin pesha për 45 minuta.

Pas kësaj, atyre u shërbehej dreka në formë bufeje, e ata nuk ishin as më pak e as më shumë të uritur se zakonisht, duke ngrënë përafërsisht të njëjtën sasi ushqimi gjatë drekës, sikurse në ditët kur nuk ushtronin.

“Ecja e shpejtë ose ngritja e lehtë e peshave mund të mos ndikojë në zakonet e ushqyerjes kur krahasohet me faktorët e tjerë, siç janë aromat e lazanjave, kifleve me gjalpë apo piteve”, theksoi Dr. Tanya Halliday.

Studimi ka kufizime, sepse ekzaminoi vetëm një seancë të shkurtër të ushtrimeve të moderuara me një numër të vogël pjesëmarrësish, të cilët kryesisht ishin jashtë formës fizike, duke vërejtur se njerëzit që ushtrojnë rregullisht mund të reagojnë ndryshe.

“Njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të tejhajnë pas ushtrimeve”, përfundoi Dr. Tanya Halliday.

FIDANISHTJA

Studimet e mëparshme kërkimore tregojnë se ata që fillojnë të ushtrojnë nuk e ulin peshën aq sa do të sugjeronin, në fakt, kaloritë e djegura, transmeton Telegrafi.

Çfarë ndodh në trup pas ushtrimeve?

Për të kuptuar pse djegia e kalorive nuk përputhet gjithmonë me rënien në peshë, shkenca ofron disa shpjegime kyçe:

Përshtatja metabolike: Trupit i pëlqen homeostaza (ekuilibri). Kur ne djegim shumë kalori përmes ushtrimeve, trupi mund të kundërpërgjigjet duke ulur shpejtësinë e metabolizmit në pushim për të kursyer energji.

Hormonet e urisë: Ushtrimet ndikojnë drejtpërdrejt në hormonet ghrelin (shkaktari i urisë) dhe leptin (sinjalizuesi i ngopjes). Tek shumë njerëz, ushtrimet intensive në fakt e shtypin përkohësisht urinë, një dukuri e njohur si “anoreksia e ushtrimeve”.

Kompensimi jo-vullnetar: Pas ushtrimeve, njerëzit shpesh tentojnë të jenë më pak aktivë gjatë pjesës tjetër të ditës (p.sh., rrinë ulur më shumë se zakonisht), duke anuluar kështu një pjesë të kalorive të djegura gjatë stërvitjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.