A po shuhet ëndrra që Kosova dhe Lugina të lidhën njëherë e përgjithmonë fuqishëm edhe me infrastrukturë moderne?

Nga Ibish Ibishi – Përveç shumë e shumë premtimeve të tjera pas kaq vitesh qeverisje bashkëvendëseve të mi i është shuar ëndrra apo qysh thuhet në popull “ymyzi” që Kosova dhe Lugina të lidhen njëherë e përgjithmonë fuqishëm edhe me infrastrukturë moderne siç është autostrada, e cila jo vetëm luginasit, por edhe gjithë regjionin e Gjilanit do t’a fuqizonte dhe do ta kishte shpëtuar nga humbjet si në njerëz poashtu edhe në ekonomi dhe gjitha poret e jetës!
Të dashur bashkëvendës dhe gjithë qytetarë të kësaj treve edhe pse kishte përfaqësim të mjaftueshëm për me i krye punët ashtu siç është premtuar dhe e kanë pasur obligim këta (jo)përfaqësues të pavullnet me punuar për regjionin – komunën e tyre, zgjodhën heshtjen totale duke lanë në harresë:
- Trajtimin e duhur, të drejtë dhe meritore qytetarëve të Kosovës Lindore të cilët nuk gëzojnë të drejtat elementare dhe trajtohen si qytetar të rendit të dytë e ndoshta edhe të tretë !
- Ministri Liburn Aliu tash ma edhe vet është deklaruar se priton me folë për autostradën !
- Ura te liqeni i Badovcit 38 m tash e dy vjet as nuk dihet kur përfundon !
- Rruga më e rrezikshme Gjilan-Prishtinë kohë të gjatë e pa trajtuar mbi të cilën shkelim çdo ditë dhe përfaqësuesit tan nuk e shohin, as nuk u len përshtypje se nga kjo gjendje shumë shpesh kemi aksidente edhe me fatalitet !
- Projekti i Stadiumit edhe pse ishte zotim se shumë shpejtë përfundon pas disa tentimeve për t’a keqpërdorë projektin, tani më është stopu i tëri e nuk bahet më as llafi i tij përfundimisht ka shu shpresat e futbolldashësve Gjilanas !
- Disa projekte të tjera të bugjetuara dhe nisura shumë vite më parë jo se nuk janë trajtu më, përkundrazi shumë prej tyne janë stopu, as që folë dikush më për to !
Shumë e shumë zotime dhe premtime të tjera që në numër ishin shumë por që fatkeqësisht për shkak se te ta ka dominu ndjenja e tutës se mos po ua ngre veshin dikush pse e ngrit zanin për problemet e “veta” (jo)përfaqësuesit tanë zgjodhën heshtjen dhe ma merr menja se shumica e qytetarëve nuk jau din as emrat se kush ishin, kan pas mundësinë me ba diçka përkundrazi ata heshtën !
Të nderuar qytetar mendoj se kërkujt nuk duhet dhënë mundësinë që për mos punë të shpërblehet për së dyti ! Jomeritorët, të papunët e politikës në botën e civilizuar ndëshkohen. Nuk jemi aq të padijshëm mos me e dallu sheqerin prej krype edhe pse kanë ngjyrë të bardhë, ka diçka që i dallon !!!