GRANDEMALL

Kur parlamenti shndërrohet në arenë tribalizmi politik, qytetaria e ka haram heshtjen!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Fadil Maloku – Meqë telenovela parlamentare vazhdoj edhe sot me avazin e saj “hickokian”, mendoj që qytetarët e Republikës së Kosovës me automatizëm e FITUAN të DREJTËN e shprehjes së pakënaqësisë së Tyre edhe në forma tjera ndajë BLLOKADËS që është shkaktuar pikërisht nga pa përgjegjësia e deputetëve dhe nga indolenca e partive politike.

S’ këndejmi, mendoj që qytetarët tash e tutje e kanë të drejtën e plotë për t’i mësuar arsyet dhe shkaqet e vërteta të bllokimit të seancës konstituive, përmes pyetjeve të tilla;

Uji Dea

Pra;

  1. A është bllokada në Parlamentin e Kosovës një akt patriotik i opozitës apo një shantazh klasik për pushtet?
  2. Pse partitë politike Parlamentare, po e përdorin modelin e bllokadës, e jo atë të vullnetit të mirë për tejkalimin e kësaj situate absurde?
  3. A është shndërruar Kuvendi i Kosovës në një “teatër” politik ku deputetët po e luajnë “dramën” e interesave partiake, në vend të atyre shtetërore?
  4. A është duke u sjellë kryetari i seancave (Avni Dehari) sipas rregulloreve të parapara të Kuvendit, apo është shndërruar në zgjatim të partisë në pushtet?
  5. Pse Gjykata Kushtetuese po hesht përballë një krize të tillë institucionale që po e gërryen sovranitetin dhe po e kërcënon seriozisht themelin e shtetit? Cilat janë arsyet e kësaj shmangieje nga përgjegjësia dhe “germa” kushtetuese? Çfarë do bëjë Presidentja, me Ftesat e nisura…?
  6. Pse ish opozita me qëndrimin e saj kategorik për të mos votuar për mënyrën e votimit, vetëm fizikisht po merr pjesë!? A mendon ajo që me një qëndrim të tillë indiferent po e mbron demokracinë, apo po e pengon funksionimin e saj?!
  7. Pse ish qeveria, vazhdon të sillet me kokëfortësi duke insistuar vetëm në një emër të përveçëm për Kryetar Parlamenti? Përse, për hirë të interesave shtetërore ajo nuk po tregohet më tolerante dhe më e gatshme për kompromise? Pra, a duhet dhe pse duhet sërish t’u besojnë qytetarët të njejtëve, kur në horizont mund të shfaqen edhe Lëvizje të reja…!?
    P.S. Shumë pyetje për t’u bërë, e asnjë përgjigje!
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.