Fundamenti

A po anashkalohet futbollisti Yll Ibrahimi nga Akis Vavalis?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Yll Ibrahimi është njëri ndër futbollistët më premtues në futbollin e Kosovës. Mbrojtësi i majtë i Dritës, ishte edhe futbollist i Kombëtares së Kosovës U19, duke treguar paraqitje shumë të mira.

Yll Ibrahimi dhe pse konsiderohet njëri ndër talentët më të mire në Kosovë, njëjtë nuk po mendon edhe trajneri i Dritës, Akis Vavalis, i cili deri tani gjatë këtyre 13 xhirove i ka dhënë minutazh vetëm 30 minuta.

Edhe këto minuta të dhëna nga trajneri grek, Ibrahimi i ka shfrytëzuar mjaft mirë duke dëshmuar se meriton më shumë minuta për fanellën e Dritës.

Mobi Casa


Në ndeshjen e fundit kundër Fushë Kosovës, Yll Ibrahimi, skuadrën e Dritës e nxori nga ‘koritja’, i cili posa hyri si zëvendësues në fund të ndeshjes me një diagonale milimitrike e gjenë bashkë lojtarin e tij, Besnik Krasniqin i cili shënon dhe shpëtojnë tri pikë mjaft të vlefshme.

Yll Ibrahimi i cili çdo ditë stërvit me bashkëlojtarë të tij, dhe është futbollist i shkollës së Dritës tani e 10 vite, ishte mjaft i kërkuar nga shumë skuadra të Superligës, por Ylli me shumë dashuri ka nënshkruar kontratë me skuadrën e fëmirisë, pasi ëndrra e tij gjithmonë ka qenë që të jep kontributin e tij në fanellën “bardh e kaltër”.

Duke e pare kualitetin dhe profesionalizmin e Yll Ibrahimit, është koha që trajneri nga Greqia, Akis Vavalis ti jep rastin këtij talenti më shumë, në të kundërtën Vavalis dhe kryesia e klubit, dalëngadalë po e shuajnë njëri ndër talentët më të mëdhenj që ka pasur klubi “bardh e kaltër”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.