A mund të zgjidhen Biden apo Ryan president?

Krahas fitoreve të qarta të presidentit aktual të SHBA-së, Barack Obama apo të sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney, votimi të martën mund të sjellë edhe befasi, të cilat janë të mundshme me Kushtetutën e SHBA-së, por të cilat pothuajse kurrë nuk kanë ndodhur në praktikë. Ekziston edhe mundësia e vogël, por e mundshme, që president i SHBA-së të zgjidhet njeriu, për të cilin nuk ka votuar askush, më saktësisht, dy kandidatët për nënpresident të SHBA-së, Joe Biden dhe Paul Ryan.
Për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor në SHBA ekziston edhe mundësia e vogël, por e mundshme, që president i SHBA-së të zgjidhet njeriu, për të cilin nuk ka votuar askush, më saktësisht, dy kandidatët për nënpresident të SHBA-së, Joe Biden dhe Paul Ryan.
Krahas fitoreve të qarta të presidentit aktual, Barack Obama apo të sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney, votimi të martën mund të sjellë edhe befasi, të cilat janë të mundshme në Kushtetutë, por të cilat pothuajse kurrë nuk kanë ndodhur në praktikë.
Anketat e fundit në nivel kombëtar në prag të përfundimit të fushatës dëshmojnë se Obama dhe Romney janë pothuajse të barazuar, por se presidenti aktual ka një epërsi të lehtë në shtetet e pavendosura, të cilat janë vendimtare për të shënuar fitore në sistemin elektronik të votimit.
Skenari më real nga skenarët më pak të mundur është që kandidati, i cili ka fituar më së shumti vota në nivelin kombëtarë, të mos behët president, pasi që fituesi i zgjedhjeve nuk është kandidati i cili ka tubuar më së shumti vota në nivelin federativ, por ai kandidat, i cili ka fituar më së shumti vota elektronike, pra delegatë, të cilët amerikanët i zgjedhin në shtetet e veçanta.
Tri herë në histori të SHBA-së ka ndodhur që të fitojë kandidati, i cili ka tubuar numër më të vogël të votave në nivelin kombëtar, në vitet 1876, 1888 dhe së fundi në vitin 2000, kur George Bush, me 50.456.002 vota fitoi 271 vota të kolegjit zgjedhor, ndërsa demokrati Al Gor me 50.999.897 fitoi fitoi 266 vota të kolegjit zgjedhor.
Anketat dëshmojnë se është e mundshme që Romney të ketë më shumë vota në nivelin federativ, ndërsa Obama të fitojë më shumë vota të kolegjit zgjedhor, ndërsa shumë më pak është e mundshme që të ndodhë e kundërta.
Mundësia më pak reale është që as Obama, e as Romney të mos fitojnë 270 votat e nevojshme të kolegjit zgjedhor, por që qe të dy të përfundojnë me nga 269 vota. Në këtë rast do të shfrytëzohej amendamenti i 12 i Kushtetutës së SHBA-së, në bazë të së cilit presidenti zgjidhet nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Deri me tani asnjëherë nuk ka ndodhur që rezultati të jetë i barabartë, pra 269 me 269, ndërsa presidenti dy herë është zgjedhur nga Dhoma e Përfaqësuesve, në vitin 1801, kur është zgjedhur Thomas Jeffersoni dhe në vitin 1825, kur është zgjedhur John Quincy Adams.
Në rast të këtij skenari, Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh president, duke zgjedhur nga një përfaqësues nga çdo shtet federativ, të cilët do të votonin për presidentin. Pasi që pritet që republikanët të ruajnë shumicën në përbërjen e ardhshme të Dhomës së
Përfaqësuesve, president në këtë rast sipas të gjitha gjasave do të zgjidhej Romney.
Në anën tjetër, në rast se rezultati do të përfundonte baras 269 me 269, nënpresidenti do të zgjidhej nga Senati, ku shumicën e kanë demokratet, prandaj Romney si zëvendës të tij do të duhej të pranonte nënpresidentin aktual, Joe Biden.
Epilogu edhe më pak i mundshëm është që pjesëtarët e kolegjit zgjedhor të mos votojnë ashtu siç kanë premtuar. Në 21 shtete federative, “elektorët” nuk janë të obliguar me ligj që votën t’ia japin kandidatit, të cilit ja kanë premtuar, ndërsa në 29 shtete tjera ekziston një obligim i tillë ligjor, por “elektorët” në praktikë mund të votojnë ndryshe.
Në historinë e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, 157 “elektorë” kanë votuar për kandidatin, i cili nuk ka qenë i tyre, por kjo asnjëherë nuk ka ndryshuar epilogun përfundimtar të zgjedhjeve.
Epilogu më së paku i mundshëm është që as Dhoma e Përfaqësuesve të mos jetë në gjendje të zgjedh presidentin. Nëse një situatë e tillë zgjat deri më 20 janar, nënpresidenti do të ushtrojë funksionin e presidentit.
Sipas amendamentit të 12-të, nënpresident do të jetë personi, i cili do të merr më së shumti vota në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse nuk ekziston një shumicë e tillë, atëherë Senati do të zgjedh nënpresidentin, i cili do të kryej funksionin e presidentit. Kjo do të hapte mundësinë që Biden, apo kandidati i Romneyt për nën-president, Paul Ryan, të vendoseshin në krye të SHBA-së.
Zgjedhja e presidentit të SHBA-së kryhet me votim universal indirekt.
Amerikanët do të zgjedhin në fakt më 6 nëntor një grup kolegjesh zgjedhore, të përmbledhur në një ”Kolegj zgjedhor”.
Ky Kolegj, krijuar nga amendamenti i 12-të në Kushtetutën e vitit 1804, numëron 538 anëtarë që do të zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin. Çdo shtet është i përfaqësuar nga kolegjet zgjedhore, të barabartë në numër me numrin e senatorëve dhe zyrtarëve të zgjedhur, që i përfaqësojnë në Kongres.
Distrikti i Kolumbias, që përfshin kryeqytetin, Washingtonin, nuk ka asnjë përfaqësues të pajisur me një të drejtë vote në Kongres, por numëron tre kolegje zgjedhore.
Shteti më i populluar i SHBA-së, Kalifornia numëron 55 kolegje zgjedhore. Teksasi 38 kolegje zgjedhore, Florida 29 kolegje zgjedhore. Shtetet më pak të populluara kanë të paktën tre kolegje zgjedhore.
Për shkak të këtij sistemi, Obama et Romney favorizojnë 10 shtete kyçe nga 50 duke përfshirë Ohion, Floridan, Iowa dhe Koloradon, të pranueshme për të kaluar nga një kamp në tjetrin dhe për të vendosur gjithashtu për zgjedhjet.
Kolegjet zgjedhore, shpeshherë të zgjedhurit lokalë, mblidhen në kryeqytetin e çdo shteti për të zgjedhur presidentin dhe zëvendëspresidentin, të hënën e parë, që pasohet nga e mërkura e dytë e dhjetorit, më 17 dhjetor.