KKVITI

A kuptojmë ne shqiptarët çka është liria dhe çka është robëria?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Okupuesit nuk do me thënë se janë vetëm ata që flasin serbisht.! nëse vetëdija është liri, atëherë dhe liria është vetëdije, sepse sa më materiale është liria, aq më pak e lirë dhe e rëndësishme do të jetë për çdo kënd.

Shqiptarët e kanë materializue lirinë, për të mos qenë më e shenjtë dhe e rëndësishme.
Kur t’i je absolutisht i lirë, ke një marrëdhënie me tërësinë që të rrethon, pos marrëdhënies tënde me njerëzoren, dhe atëherë ke kaluar unin tënd, dhe ke hapur derën për tu futur në kështjellën e përjetësisë njerëzore.

Nëse jeta individuale është e pamundur në mungesë së një qendre hyjnore që quhet ego, atëherë edhe jeta kolektive është e pamundur pa një qendër të organizuar që quhet shtet.
Por shtrohet pyetja, pse shqiptarët e kanë qendrën hyjnore aq të zhvilluar, e nuk e kanë qendrën shoqërore.?

Në të shumtën e rasteve pyetjet nuk formulohen për të marrur përgjigje, por vetëm për ta kapërcyer temën dhe pyetjen.
Kjo duket se është një pyetje pa brendësi dhe pa përgjigje.
Pse e duan shtetin njerëzit.?
Shtetin e duan të gjithë qytetarët e tij të cilëve u jep dinjitet.!
Shteti duhet edhe për dy arësye:
E para sepse me mekanizmat që i ka, i mbron qytetarët e vet nga çdo ndikim apo dhunë, dhe e dyta:
Sepse u krijon mirëqenie çdo qytetari pa diskriminim.
A kemi ne shtet.?
Politika aktuale e klasës politike, janë krejtësisht folkloriste e cila po e humbë rëndësinë e vet edhe te ndërkombëtarët.

Nëse ne nuk dimë t’i bëjmë politikën e sotme, si do e bëjmë politikën për të ardhmen.?
Çdo gjë që nuk ekziston në të tashmen, dmth nuk ka ekzistua kurrë, por vetëm ka qenë fenomen dhe supozim.
Kur diçka ka ekzistue, do duhej ta bënim të ekzistonte në çdo kohë,. Nuk ka të shkuar dhe të ardhme për diçka që s`ka të tashme, sepse ato fitojnë koherencë vetëm kur diçka ndryshon brenda kohëve.
Shteti i jonë duhet të ekzistoj në të tashmen, për të ekzistuar në të ardhmen.!
Ne shtetin po mundohemi ta ndërtojmë prej së jashtmi pa e ndërtuar prej së brendshmi.!
Çdo temë, objekt, institucion apo materie, që nuk ka brendësi, ajo nuk mundë të ketë as jashtësi, sepse më pas do ta ndante botën në dikotomi ekzistenciale,!

KKVITI

Nëse hyjmë në brendësi të një pike uji, ajo nuk është më thjeshtësia e jashtme e asaj pike, por është vet oqeani, sepse natyra e një pike uji apo përbërja e saj kimike dhe fizike, është natyra e vet oqeanit.!

Deri sa shkenca studionte vetëm sipërfaqen, është menduar se ekzistonte vetëm materia, por kur shkenca ka përparuar, ajo sot shpjegon se nuk ekziston materia, por vetëm energjia, e cila është më e thellë dhe më e përbërë se materia që mendohej.
A e duam ne shtetin dhe lirinë.?
Ju qytetarët e Kosovës, nëse ende qëndroni të izoluar si zogjtë e rrjepur dhe pa pupla në kafaz, dhe prapë i duroni idiotët të tallen me ju, a e dini se bota na quan edhe neve idiotë më të mëdhenj në Europë ashtu siç jemi të izoluarit e vetëm në Europë.

Nëse vazhdoni të heshtni përballë diskriminimit dhe shtypjes që po na e bëjnë pushtet njëri pas tjetrit, po i bjen që paska gabuar Amerika që na ka çliruar, ashtu siç paskan gabuar ata të cilët kanë vdekur për ne dhe për këtë vend.!
Nëse qëndroni të heshtur e kokë ulur të nëpërkëmbur nga pjella e sejmenëve të luftës, atëherë ju nuk e keni merituar lirinë.
Edhe ashtu ka zëra se udhëheqësit janë pjellë dhe produkt i juaji.
Çka quani ju liri.?
Nuk është liri vetëm me marrë frymë, me ngrënë, me jetue, në varfëri dhe pa dinjitet.
Çka quani ju okupues.?

Okupatorë nuk është vetëm ai që flet serbisht, por okupuesi mundë të flas edhe shqip, ashtu siç foli Enver Hoxha i cili me dorën e Dushan Mugoshes e Milladin Popoviqit i ç’njerëzoi shqiptarët dhe shkatërroi qenien e tyre plot 45 vjet.!