Eko Higjiena

“A ki kandidat? – S’kom – Ti a ki?”, Besnik Tahiri thotë se nuk pati transparencë në takimet e Kurtit me opozitën: Qysh folet njo me njo?

/ 2 minuta lexim
HW

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Pressing në T7, ka thënë se takimet e Albin Kurtit me liderët opozitarë nuk kanë pasur transparencë.

Tahiri ka thënë Kurtit dhe VV’së nuk i ka ‘’dalë boll’’ që ta marrë qeverinë me pushtet real.

ARKATANA

‘’Zotit Kurti dhe VV’së nuk i doli boll që të marrë një qeveri, të nominojë 19 ministra. Nuk i doli boll pushteti real faktik me buxhet me votimin e krejt marrëveshjeve ndërkombëtare, Mirëpo donte ta zaptonte edhe një institucion tjetër. Ne e shohim këtë pjesë shumë problematike. Kurti ka bërë një blof duke besuar se opozita nuk do të shkojë në zgjedhjeve, për shkak të rezultateve. Presidenti konsensual ish dashtë me buru prej një tryeze të partive parlamentare në kuvend. U mundu me manipulu edhe procesin përmes një diskutimi totalisht jo transparent. Qysh folët njo me njo, njo me njo e merr njërin shkon në kafe. Kur ti ki përformancë publike, ti duhet me pas një koleg afër, shkojshin në takim ‘’ a ki kandidat? S’kom, ti a ki ti kandidat?, s’kom’’. Shkum në kuvend, shkallëve përpjet ‘’kush o kandidat’’ nuk e dijshim kush është kandidat’’, ka thënë ai. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.