HW

A ka Kosova shpresa për kualifikim në “EURO 2024”, Gliha flet para dy ndeshjeve të fundit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Trajneri i kombëtares së Kosovës Primozh Gliha, ka folur për ndeshjen ndaj Izraelit, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat minimal prej 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Gliha tha se u ndje pak fajtor që Kosova fitoi kundër Izraelit dhe që i larguan ata nga mundësia që të kualifikohen në “Euro 2024”.

“E di që do të tingëllojë e çuditshme, por ndjenjat ishin të përziera, kënaqësia e fitores, disi u ndjeva pak fajtor që i mundëm”, tha Gliha për mediumin kroat “Jutarnji”.

Ai përmendi edhe terrenin e vështirë në “Fadil Vokrri”, ndërsa tha se Kosova megjithatë ishte e shkëlqyer në ndeshje dhe se lojtarët e qarkullonin topin me dy ose tri prekje më së shumti, teksa lavdëroi edhe portierin izraelit për pritjet e bëra në ndeshje.

“Ne duhet të kishim shënuar më shumë gola kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata një me një me portierin, por portieri izraelit Glazer ishte i mrekullueshëm. Nuk kam parë portier më të mirë që një kohë të gjatë. Ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tri prekje më së shumti, ishte një shpejtësi e madhe loje”.

Në prononcimin për median kroate, Gliha ka shfaqur pak optimizëm që Kosova, përkundër rezultateve dhe pozitës momentale në tabelë, do të mund të kualifikohet tutje, duke thënë se “këto dy ndeshjet e fundit po i luajmë për renditje”.

Kujtojmë se të shtunën, Kosova do të përballet me Zvicrën në Bazel ndërsa më 21 nëntor do ta presë Bjellorusinë në “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka ende gjasa për t’u kualifikuar në “EURO 2024”.

Ndonëse gjasat janë minimale, por matematikisht kjo është e mundur.

FIDANISHTJA

Si mund të arrihet kjo?

“Dardanët” deri në fundin e kampanjes kualifikuese i kanë edhe dy ndeshje, më 18 nëntor si mysafirë të Zvicrës dhe më 21 nëntor në “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë.

Skuadra e udhëhequr nga Primozh Gliha, duhet t’i fitojë të dyja takimet.

Ndërkaq, Rumania duhet të fitojë ose të barazojë kundër Izraelit dhe të fitojë ndaj Zvicrës.

Kjo është formula e mundshme se si Kosova mund të jetë pjesë e Evropianit që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Kombëtarja ku luajnë edhe dy futbollistët me prejardhje nga Koosva, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, nuk po kalon momentet më të mira.

Zvicra nuk ka arritur në fitojë në katër nga pesë ndeshjet e fundit, dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për “kaltëreverdhët”.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet edhe ky objektiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.