UBT

A janë të rrezikshme enët prej cefloni?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Hulumtimi i ri ka treguar lidhjen në mes PFOA (PerFluoroOctanoic acid – acidi perfluorooktanik), i cili përdoret në prodhimin e tenxhereve dhe të enëve prej cefloni dhe sëmundjeve të zemrës.

Derisa shkencëtarët janë të kujdesshëm, si gjithmonë, dhe nuk dëshirojnë të thonë që kjo lidhje është njëqind për qind e saktë, disa’ megjithatë këshillojnë që ‘për çdo rast’ duhet të shmanget ky kimikat.

Studimi ka treguar që te 98 për qind e amerikanëve janë gjetur gjurmët e acidi perfluoroktanik dhe që ata me nivel më të lartë të këtij kimikati kanë dy herë më shumë shanse për t’u sëmurë nga ndonjë sëmundje e zemrës.

FITORJA

“Ajo çka kemi zbuluar është që në njëfarë mënyre niveli i lartë i PFOA dhe sëmundjet kardiovaskulare janë të ndërlidhura”, thotë Anoop Shankarnga Universiteti në West Wirginia.
Kjo nuk është hera e parë që kimikatet e përmendura lidhen me problemet shëndetësore. Grupi punues ekologjik e ka klasifikuar si me gjasë ‘kancerogjene’, dhe të njëjtën e konsideron edhe Agjencia për mbrojtje e mjedisit të njeriut.

Përveç që dihet që avujt toksikë nga enët për të cilat ushqimet nuk ngjiten mund të shkaktojnë që zogu, për shembull, të vdesë nëse gjendet në hapësirën e njëjtë, dihet edhe që PFOA shkakton peshë më të vogël të foshnjave në lindje, si edhe që problemet me gjëndrën tiroide shfaqen më shpesh te personat me nivelin më të lartë të PFOA-së në gjak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.