Fundamenti

A foli Thaçi me Kryetarët e Degëve të PDK’së për moskandidimin e atyre që kanë aktakuza

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarët e PDK’së kanë paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme nacionale nuk do të kandidojnë asnjë zyrtarë të partisë që kanë aktakuza penale. Burime të Express kanë thënë se edhe sot në takimin që ka pasur Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi me Kryetarët e Degëve është hapur kjo temë.

Zyrtarët e PDK’së që kanë aktakuza ose janë duke u përballur me drejtësinë nuk do të kenë mundësi të jenë në listat e kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Kështu kanë thënë disa prej udhëheqësve kryesor të PDK’së, të cilët kanë thënë se kjo temë është hapur edhe sot nga Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi gjatë një takimi me Kryetarët e Degëve të kësaj partie.

Burime të Express kanë thënë se Thaçi e ka përmendur edhe këtë fakt në takimin me udhëheqësit e partisë së tij

“Nëse zyrtarizohet ky vendim do të prek shumë njerëz brenda PDK’së, të cilët janë duke u përballur me drejtësinë”, ka thënë njëri prej Nënkryetarëve të PDK’së.

Ndryshe, në njoftimin e PDK’së, thuhet se Thaçi ka thënë se janë të gatshëm për fitore në zgjedhjet nacionale.

“Kryetari Thaçi thekoi se PDK-ja është organizuar mirë dhe se po punon anë e kënd Kosovës për fitoren e radhës, fitore kjo që do të jetë e fuqishme dhe bindëse, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e PDK’së pas takimit të Thaçit me Kryetarët e Degëve.

Kryetari Thaçi thekoi se PDK-ja është organizuar mirë dhe se po punon anë e kënd Kosovës për fitoren e radhës, fitore kjo që do të jetë e fuqishme dhe bindëse.

Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Hashim Thaçi, njëkohësisht Kryeministër i vendit, informoi kryetarët e degëve për zhvillimet politike në vend.

Në mbledhje, në veçanti u vlerësua lartë vendimi i Qeverisë së Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës – Forcave të Armatosura të Kosovës, me përbërje prej 8000 vajzave dhe djemve të Kosovës si ushtri profesionale e standardeve të NATO-së dhe multi etnike.

Kryetari Thaçi informoi kryetarët e degëve se tani kemi mbështetjen nga NATO, SHBA, BE dhe mirëkuptimin e OKB-së për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Është koha që i gjithë spektri politik kosovar pa dallim partiak apo etnik të veprojë unik në Kuvendin e Kosovës për aprovimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu z. Thaçi i informoi kryetarët e degëve edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për 84 mijë punëtorët kosovarë, vendim ky i cili do të merret të hënën nga Qeveria e Kosovës, sipas Thaçit rritja do të jetë meritore dhe kjo rritje është e dyta e radhës gjatë mandatit të dytë qeverisës.

Kryetari Thaçi theksoi se PDK-ja e mbështet edhe projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, edhe pse reformë e pjesshme, por e nevojshme për organizimin më të mirë të zgjedhjeve nacionale 2014.

Kryetari Thaçi thekoi se PDK-ja është organizuar mirë dhe se po punon anë e kënd Kosovës për fitoren e radhës, fitore kjo që do të jetë e fuqishme dhe bindëse.

Gjithashtu u shtrua nevoja nga PDK-ja që institucionet e Kosovës të ftojnë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë për të garantuar zgjedhje të lira, fer, demokratike dhe transparente./express/