Eko Higjiena

A do të luajnë Januzaj e Hetemaj për Kosovën?

/ 2 minuta lexim
HW

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka zbuluar se ende është në pritje të Adnan Januzajt dhe Përparim Hetemajt
Një tjetër futbollist të cilin është duke e pritur Kosova tash e sa kohë është edhe Përparim Hetemaj.

Futbollisti drenicas nuk pranoi të luante për Finlandën ndaj Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin e Rusisë.

Tash, futbollisti e ka marrë vendimin dhe do ta publikojë shumë shpejt. Kosova ende shpreson se anëtari i Chievos mund t’i bashkohet Kosovës.

“Kam biseduar edhe me Përparimin. Ai do ta lëshojë një komunikatë shumë shpejt, përmes së cilës do ta tregojë vendimin e tij përfundimtar. Nuk mund të them nëse do të luajë apo jo për Kosovën”, ka vazhduar Bunjaki për Zëri.

A po vjen Januzaj?

Adnan Januzaj është “zhdukur” në muajt e fundit. Drejtuesit e FFK-së, por edhe Bunjaki janë munduar ta kontaktojnë, mbi të gjitha pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Fundamenti

Përzgjedhësi thotë se nuk ka ende asnjë informatë në këtë drejtim, derisa është në pritje që Adnani të bëhet “i gjallë”.

Pasi Belgjika nuk po llogarit më në të, është e pashpjegueshme se cila ka mundur të jetë arsyeja që futbollisti i Manchester Unitedit, i huazuar në Sunderland, nuk iu bashkua Kosovës.

Sidoqoftë, pasi nuk ka luajtur në Evropianin e Francës, ai ka ende kohë ta bëjë një gjë të tillë, përcjellë Zëri.

Pas pranimit në UEFA e FIFA, Kosovës iu bashkua një numër i konsiderueshëm lojtarësh, përpos atyre që luajtën në Evropian.

Dhe, forca e ekipit verdhekaltër u demonstrua në debutimin e tij në eliminatoret e Botërorit 2018, ku shfaqi lojë të shkëlqyer, duke barazuar me Finlandën 1:1. Dyert e Kosovës janë të hapura, për të

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.