UBT

Policia serbe maltreton nënkryetarin e “Vatrës” Myrtez Limanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të dielën nga ora 15-30 në pikën kufitare të Konqulit, policia serbe mbajti në ndalje zotin Myrtez Limanin nënkryetar i Lëvizjes”Vatra”duke e maltretuar atë për orë të tëra.

Policia serbe bëri këtë ndalesë duke u mbështetur në një fletë arrest të vitit 2001 kur Myrtez Limani ishte pjastër i UÇPMB-se dhe akuzohej për thyerjen e rendit në Serbi.

Po të njëjtin në vitin 2006 gjykata e Vranjës e amnistoi, por policia serbe prapë bëri këtë arrestim të nënkryetarit Limani i cili kishte me vete edhe vendimin e gjykatës së Vranjës, që e amniston nga të gjitha akuzat, por se policët serb si duket kishin marr urdhër nga lart që të keqtrajtohet Limani dhe të mos merret parasysh asnjë vendim i dalë nga vet shteti serb thuhet në reagimin e Lëvizjës “Vatra”.

ARKATANA

Ne Lëvizja “Vatra” ndihemi të indinjuar nga ky veprim nxitës dhe denigrues i policisë serbe e cila polici po tenton të ndale lëvizjen e lirë, kthimin në shtëpitë e tyre të qytetarëve të dëbuar, me ketë rast Serbia po i shkel marrëveshjet e nënshkruara nga vet ajo në Bruksel për lëvizje të lirë.

Këto veprime anti demokratike tregojnë mjaftë mirë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe tensionimin e vazhdueshëm të gjendjes në Lugine. I bëjmë thirrje faktorin ndërkombëtarë të bëjë presion tek regjimi serb të ndalë presionet për shqiptarët në Kosovë Lindore thuhet në reagim./rajonipress/