Mobi Casa

Haraqija ‘kërcënon’ përsëri Isa Mustafën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njëri nga themeluesit e Listës ‘LDK-Ibrahim Rugova’, Astrit Haraçija, po pretendon se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të arrijë që t’i krijojë telashe partisë së Isa Mustafës.

Ai pret që në këtë seancë të shpërthejë grupi brenda LDK-së që mendon ndryshe nga lideri i saj. Në një prononcim për gazetën Tribuna, Haraçija ka kërkuar durim, pasi, sipas tij, vetëm pas durimit vjen e mira.

UBT

E kjo e mirë, sipas tij, do të ndodhë në një të enjte, duke aluduar të mbajtja e seancës së Kuvendit e cila është caktuar për të enjten e javës së ardhshme.“Presidenti Rugova ka thënë: ‘Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj’. E ajo e mirë do të ndodhë së shpejti, në një të enjte”, ka thënë Haraçija. Mirëpo, ky kërcenim i Haraqisë për ikjen e deputetëve nga LDK-ja, nuk është marrë seriozisht nga drejtues të kësaj partie. LDK-ja, sipas tyre, nuk ka kohë të merret me njerëz si puna e Astrit Haraqisë.

Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, ka thënë se asnjë deputet i LDK-së nuk qëndron mbrapa Haraqisë. Sipas tij, deputetët e kësaj partie janë mbështetës të mëdhenj të liderit të partisë dhe nuk kanë arsye që të veprojnë ndryshe.