Uji Dea

Liderët e partive përsëri te presidentja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do t`i thërrasë liderët e partive politike me të kthyer nga SHBA. Në takim do të diskutohen modalitetet për daljen nga kriza.Një prej skenarëve është që Jahjaga t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë opinion se çfarë duhet të bëjë.

Për këtë skenar tashmë ka pajtimin e PDK-së dhe LDK-së.
Ndërsa, skenari tjetër është që presidentja të caktojë mandatarin për qeverinë e re pa e pritur konstituimin e Kuvendit, kjo në mënyrë që afati për të mandatuarin të rrjedhë dhe kësisoj vendi t`i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.Sipas ligjit, Qeveria duhet të formohet brenda 15 ditësh nga dita kur presidentja mandaton kandidatin për kryeministër.

ARKATANA

Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se presidentja, por edhe ndërkombëtarët janë kundër idesë që të partitë të shkojnë në seancë pa një marrëveshje paraprake. Sipas këtyre burimeve, me ‘izën’ e ndërkombëtarëve, presidentja me t’u kthyer nga Amerika do të bëjë përpjekje që t’i ulë së bashku në një tavolinë liderët e Bllokut LVAN me ata të PDK-së, për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. /Tribuna

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.