UBT

Një muaj arrest shtëpiak për Linda Sadikun, mohon të gjitha dyshimet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake Afrim Shala i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak Linda Sadikut nën dyshimin se ka keqpërdorur mjete financiare. Linda ka mohuar kategorikisht të gjitha dyshimet në prokurori e polici.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjilan Afrim Shala i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak Linda Sadikut për veprat penale “vjedhje e rëndë” , raporton rajonipress.

Linda Sadiku dyshohet se ka keqpërdorur sasi të mjeteve financiare në minimarketin “Viva” ku edhe ka punuar.

KKVITI

Por vet Linda Sadiku ka mohuar të gjitha dyshimet e ngritura ndaj saj. Kurse prindi i saj Gani Sadiku tha për rajonipress se shpreson në pafajësinë e vajzës së tij.”Unë shpresoj se ajo është e pafajshme, por derisa të merren organet e hetuesisë me rastin ne do u besojmë atyre sikurse edhe verdiktit të tyre. Unë nuk dua që me deklarata të ndikohet në punën e gjyqësorit. Megjithatë kohëve të fundit kam kuptuar se vajza nuk ka kurrfarë kontrate dhe kurrfarë trajnimi për të bërë punë të rëndësishme në “Viva” dhe se këtu bëhet fjalë vetëm për gabime, që mund të kenë ndodhur nga mungesa e ndonjë trajnimi dhe njohurive profesionale”.

Sodiku tha se megjithatë është i bindur se vajza e tij nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe se fundi do të jetë pozitiv për të./rajonipress/