Hidromorava

Arrestohen dy shqiptarë në Llabjan të Artanës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Llabjan të Novobërdës pas një mosmarrëveshje në mes të viktimës mashkull shqiptar dhe të dyshuarit mashkull shqiptar në tregun e kafshëve, i njëjti e kishte goditur viktimën në pjesën e kokës me një shkop druri njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. I revoltuar me ngjarjen, vëllai i viktimës tani i dyshuari mashkull shqiptar, kishte marrë një armë zjarri kallashnikov dhe kishte shtënë dy herë në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit.

ARKATANA

Policia ka bastisur shtëpinë dhe ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe pas intervistës në konsultim me prokurorin të njëjtit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/