ARKATANA

Hipokrizi e neveritshme e BE-së ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Koço Danaj – Kam ndjekur përgjatë shumë ditëve dhe javëve, qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë lidhur me krizën e krijimit të institucioneve te reja legjislative dhe qeverisëse që duhet të krijoheshin pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Pavarësisht deklarimeve të ndryshme të disa prej ambasadorëve më të fuqishëm në Prishtinë, në thelb qëndrimi i tyre është shumë hipokrit. Shumë prej tyre shprehen që ata nuk ndërhyjnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, pasi dhe këtu shfaqet hipokrizia e tyre se “kjo na qenka çështje e brendshme e Kosovës”.

Por, a nuk janë këta ambasadorë që detyruan Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës të mos e shpërndanin Kuvendin pa miratuar krijimin e Gjykatës special e për të ashtuquajturat “krime të UÇK-së”? A nuk janë këta që ndërhynë bile me egërsi për të mos lejuar shndërrimin e FSK-së në FAK? A nuk janë këta ambasadorë që ndërhynë me brutalitet që Kuvendi i Kosovës të miratonte shtyrjen e mandatit të EULEX? Këta janë.

FIDANISHTJA

Ndërsa, tani kanë marrin rolin e strucit me cinizëm që nga Zbogar deri tek Cliff. Ata flasin tani me cinizëm dhe hipokrizi se Politika e Kosovës duhet t’i zgjidh vetë problemet e saj, kur në Gjykatën Kushtetuese kanë shumicën, kur atje shqiptarët janë pakicë, kur janë po këta ambasadorë që më marrëveshjen famëkeqe të Brukselit u kanë dhënë të drejtë 50 mijë serbëve, të bllokojnë dy milionë shqiptarë.

Ndërsa, dikush tjetër i këshillon shqiptarët të bëjnë kryengritje dhe trazira me njeri tjetrin!

Nuk dua të mbroj qëndrimet e papërgjegjshme të disa politikanëve shqiptarë në Prishtinë, por dua të denoncoj këtë hipokrizi të neveritshme të BE ndaj një pjese të kombit shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.