Mobi Casa

Në Smirë të Vitisë kapet armatim

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Smirë të Vitisë Policia e Kosovës njësia e hetimeve e stacionit policor në Viti ka realizuar urdhëresën e gjykatës Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda, me urdhër kontroll në shtëpinë e A. H. nga fshati Smirë komuna Viti ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: Një pushkë gjysmë automatike – Karabin 7.62 mm, Një pushkë gjuetie e modifikuar mod-BOLT A RIFLE kalibër 7×8 mm prodhim Jugosllav dhe 6 fishek të po të njëjtës armë njoftoj policia e Kosovës.

FIDANISHTJA

Leja e armës ishte me afat të skaduar kurse me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti procedohet në Gjykatë./rajonipress/