ARKATANA

Blloku nuk e kandidon nesër Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të kandidojë për kryetar të Kuvendit gjatë seancës së nesërme konstituive. Kështu kanë bërë të ditur burime të larta të Gazetës Blic brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Blloku do ta lë PDK-në që ta paraqes kandidatin e saj dhe s’do të tentojë fare ta kandidojë Mustafën.

“Blloku ka vendosur që me e lënë PDK-në me kandidaturën e saj. Nuk do ta kandidojë nesër Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit. Madje, as nuk do të tentojë ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

ARKATANA

Sipas këtij burimi, Blloku pas mbylljes së seancës së nesërme të Kuvendit, ku besojnë se PDK nuk do të arrij t’i bëjë numrat, do të thërras një seancë të jashtëzakonshme.

“Në këtë seancë Blloku do ta kandidoj Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit, duke u thirrur në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Isa Mustafa do t’i marrë 83 vota”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina ka thirrur për nesër vazhdimin e seancës konstituive. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.