UBT

Mehmeti kërkon fitore kundër Juventusit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Agon Mehmeti theksoi se Malmo e tij do të luajë për fitore në Torino. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Agon Mehmeti, nesër do të luajë përsëri në një stadium italian.

Pas një aventurë jo shumë të mirë me Palermon, tanimë anëtari i Malmos do të paraqitet kundër Juventusit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ai theksoi para takimit se përkundër kundërshtarit, fitorja do të jetë synimi i tyre i vetëm.

Uji Dea

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne kemi ardhur këtu për të fituar, jo për të humbur”, u shpreh Mehmeti, përcjell Svenskanfans.

“Ne duhet të jemi kompakt dhe ta kryejmë punën tonë. Topi është i rrumbullakët dhe gjithçka mund të ndodh”, shtoi tutje sulmuesi kosovar.