Hartohet plani për punën dhe aktivitetet e Kuvendit Komunal
Viti – Grupi punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë ka mbajtur sot një takim ku është folur rreth hartimit të këtij plani për vitin 2015 e që parasheh punën dhe aktivitetet e Kuvendit të Vitisë sipas ligjeve në fuqi. Përndryshe ky plan pritet të dërgohet për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Ramadan Klisurica nga projekti DEMOS tha se në kuadër të synimeve të këtij projekti është që Kuvendi të këtë në formë të shkruar planin e tij të punës i cili përpos që parasheh punën dhe aktivitetet e veta parasheh edhe mjetet buxhetore.
Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dha propozimet e veta sa i përket planit në fjalë konkretisht në pjesët që lidhën me pushtetin ekzekutiv.
Ndërkaq edhe pjesëmarrësit tjerë dhanë rekomandimet e tyre. Përndryshe ky grup punues përbëhet nga anëtarët të cilët vijnë nga pushteti ekzekutiv dhe vendimmarrës.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira tha se ky plan pritet të dërgohet për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë. /rajonipress/


