KKVITI

Masakra për tokën në Pukë, arrestohen në Greqi dy vëllezërit Permarkaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Masakra për tokën në Pukë, arrestohen në Greqi dy vëllezërit PermarkajGREQI-Policia greke ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë të shpallur në kërkim për vrasje. Të arrestuarit janë vëllezërit Anton dhe Sokol Përmarkaj të dy të dënuar me burgim të përjetshëm. Dy vëllezërit Përmarkaj u dënuan një muaj më parë për vrasje nga Gjykata e Pukës.

Anton dhe Sokol Permarkaj,akuzohen si autorë të masakrës së ndodhur më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë. Në këtë ngjarje të rëndë që mori shkas për motive pronësie mbetën të vrarë Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Dy vite pasi sulmit me armë ndaj furgonit me të cilin kthehej nga festa fetare e Shën Palit familja Markaj, gjykata ka vendosur dënimin kapital ndaj dy vëllezërve Permarkaj. Gjithashtu gjykata ka vendosur të dënojë me 25 vjet burg vëllain tjetër të tyre, Bardhok Permarkaj si dhe 23 vjet burg djalin e xhaxhait, Fran Permarkaj.

Uji Dea

Tre vëllezërit Permarkaj dhe kushëriri i tyre akuzohen se kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Pas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria rezultoi se konflikti që përfundoi në tragjedi ka filluar në lidhje me një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit Mark Kolgjokaj, i cili ia kishte dhënë në përdorim familjes Permarkaj. Për këtë pronë, familja Markaj nuk ka qenë dakord.

(a.n/BalkanWeb)