ARKATANA

LAPSH-i zgjerohet në Basel Land

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

LAPSH ”Naim Frashëri” në Bazel-Land ka hapur tri vende pune për mësimdhënësit e gjuhës shqipe (dy orë në javë). Albinfo.ch përfitoi njoftimin e LAPSH-it për të njohur me risitë e menaxhimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në këtë kanton. Kjo ofertë është bërë e mundshme për shkak se që nga janari i këtij viti është bërë aprobimi i administratës së dy kantoneve BL dhe BL, që njëherësh rregullon normat organizative të mësimit plotësues për komunitetet e huaja”, shpjegon Safet Sadiku, mësues, koordinator i Lidhjes BL.

Siç mund të lexohet në të ashtuquajturin dokument „Handbuch für Elternvereine (mit Angeboten für den Unterricht in heimatliche Sprache und Kultur-HSK)“, kjo normë përfshin gjithë spektrin organizativ dhe administrativ që nga themelimi i shoqatave për kontratën e punës për mësimdhënës si dhe për administrimin e tatimit.

Siç vërehet, administrata duket të ketë përparuar në lidhje me çështjen e mësimit plotësues. Safet Sadiku shpjegon se statusi për mësimdhënësit është më i konsoliduar dhe që tani “shumë gjëra janë në shërbim dhe në funksion të mësimit plotësues”, po ai gjithashtu thekson njëkohësisht se tani ka edhe “kërkesa të reja në realizimin e kritereve të caktuara që duhet të plotësojnë komunitetet e huaja gjatë realizimit të mësimit plotësues”.

Për shembull, për këtë vit, sqaron z. Sadiku për albinfo.ch, është hartuar “për të gjitha komunitetet e huaja teksti i njëjtë i formularëve të regjistrimit (pra, në gjermanisht dhe në gjuhën amtare – për secilin komunitet)”. Gjithashtu, “në këtë kuadër gjatë shpërndarjes zyrtare të formularëve të regjistrimit përmes shkollave publike vendëse përveç logos së kantoneve BS dhe BL, është integruar edhe logo-ja e shoqatës ose e formës organizative në varësi të komunitetit që realizon mësimin plotësues”.

Por, ajo që duket shumë shpresëdhënëse është fakti se prej këtij viti në këto dy kantone do të zbatohet përdorimi i certifikatës së vlerësimit të dijes së nxënësve, të cilat ata i fitojnë gjatë procesit mësimor.

Pra, “mësimi plotësues në gjuhën shqipe në BS dhe BL me këtë rast ka aplikuar që mësimdhënësit të kenë mundësi të ndjekin të gjitha Modulet, për të pasur mundësi që në maj të vitit të ardhshëm të kenë të drejtën për t’i pajisur të gjithë nxënësit e mësimit plotësues me certifikatën e re, e cila është e njohur edhe nga procesi mësimor vendës”.

Mobi Casa

Më konkretisht, vlerësimi në fjalë do të bëhet në përputhje me “kërkesat e performancës së EU-së sipas ngritjes profesionale të nxënësve në katër aspekte:

-Dëgjimi i tekstit dhe të kuptuarit e tij, -E folura dhe kumunikimi i nxënësit, -Leximi i tekstit dhe -Shkrimi i tekstit.

Pra niveli i njohjes së gjuhës së nxënësve (A1,A2,B,B1 etj.)

Z. Sadiku rikujtoi po ashtu se “vlerësimi i nxënësve do të bëhet edhe në kompetencën sociale të tyre, që manifestojnë gjatë procesit mësimor në mësimin plotësues të Kulturës dhe Gjuhës Amtare”.

Çështja për mësimdhënësit e gjuhës shqipe vazhdon të paraqesë prombleme teknike dhe organizative. “Dy çështje që vështirësojnë realizimin e organizimit të mirëfillë të mësimit plotësues të një komuniteti, pra edhe të komunitetit shqiptar”, kanë të bëjnë me orarin. Z. Sadiku cek orarin e mësimit, i cili “vazhdon të jetë i paintegruar. Pra, nxënësit e kanë vetëm të mërkurën pasdite të lirë dhe kjo ditë praktikisht mund të shfrytëzohet edhe për mësimin plotësues”. Gjithashtu, mungesa e orarit të integruar paraqet probleme me që “krijohet mungesa e personelit arsimor pasi një mësimdhënës nuk arrin dot të punojë me shumë klasë në të njëjtën kohë”. etj./albinfo/