“Me çka bëri kompromis Qeveria për rrëzimin e murit?”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se muri që u ndërtua në dhjetor në Veri të Mitrovicës, u rrënua pasi qeveria dha diçka në këmbim.
Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, Selimi është shprehur se edhe muri që u rrëzua edhe ai që do të ndërtohet, kanë po të njëjtin mision.
“Edhe muri që u rrënua edhe ai që po ndërtohet kanë të njëjtin qëllim. Të jenë barrikadë për qarkullimin e qytetarëve të Mitrovicës. Kuvendi ka miratuar edhe një rezolutë për rrënimin e atij muri. Më pas u tha se muri do rrëzohet në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Cili është kompromisi për rrëzimin e murit, mbetet të shihet në ditët në vazhdim”.
“Me ndërtimin e atij muri po i hapet rrugë Zajednicës”, ka thënë Selimi, raporton Klan Kosova.


