Thaçi: Njohjet ndërkombëtare për Kosovën, proces i pandalshëm
Kryeministri i Kosovës ka thënë se lajmi që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës, si të pa varur dhe sovrane është një lajm i gëzueshëm.
“Mbrëmë na erdhi lajmi e gëzueshëm që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/


