Mobicasa

ATK mbledh 908.8 milionë euro tatime për nëntë muaj

/ 2 minuta lexim

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar rritje prej 114.5 milionë eurosh, apo 14.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara, përveç rritjes së të hyrave tatimore, gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe rënie prej 22% e numrit të ndëshkimeve.

Këta tregues lidhen me përpjekjet e ATK-së për të rritur përmbushjen e obligimeve tatimore, për të parandaluar parregullsitë dhe për të përmirësuar efikasitetin në administrimin e tatimeve.

Uje Dea

“Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së në disa drejtime, duke përfshira monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor. Informimi dhe edukimi i tatimpaguesve, përmes komunikimit më të gjerë dhe orientimit për përmbushjen e drejtë të obligimeve.

Parandalimi i shkeljeve, duke synuar rritjen e përmbushjes vullnetare dhe zvogëlimin e nevojës për masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luan edhe digjitalizimi i shërbimeve tatimore, i cili synon të lehtësojë qasjen e tatimpaguesve dhe të bëjë procedurat më efikase.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.