United Hospital

Një muaj paraburgim për F.Miftarin, ngacmonte familjarët

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm- Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurin F. Miftari, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri F.Miftari, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, ngacmimi.

I pandehuri dyshohet se me datë 05.08.2014, rreth orës 18:30 ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes në vazhdimësi, ndërsa në ditën kritike i njëjti demolon të gjitha orenditë shtëpiake, pastaj nënën e vet e godet me shuplak në fytyrë, në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e ndërmarra ka shkaktuar frikë, ankth, rrezik dhe pasiguri për jetë.

United Hospital

Paraburgimi të pandehurit do të zgjatë nga data 05.08.2014 deri më datën 04.09.2014.

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.