KKVITI

H.Halimi e P.Ferati marrin nga një muaj paraburgim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të pandehurit dyshohet se me datë 04.06.2014, pas një fjalosje me personin H.I. këtë të fundit e sulmojnë duke e rrëzuar për tokë, e më pas e kanë goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë, duke e lënë pa vetëdije.

Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm- Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurve H. Halimi dhe P. Ferati në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit H. Halimi dhe P. Ferati të dy shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor.

Eco Higjiena

Të pandehurit dyshohet se me datë 04.06.2014, pas një fjalosje me personin H.I. këtë të fundit e sulmojnë duke e rrëzuar për tokë, e më pas e kanë goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë, duke e lënë pa vetëdije.

Paraburgimi i të pandehurve do të zgjatë nga data 06.08.2014 deri më datën 05.09.2014.

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/