Hidromorava

Gjilanasit i kapet armatim e municion

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Pas informatave që njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit kishin se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan posedon në shtëpinë e tij armë pa leje, me datë 05.08.2014, me urdhëresë me shkrim, të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në shtëpinë e të dyshuarit, është bërë bastisje, ku është gjetur një pushkë gjuetie, e markës karabinë, prodhim Jugosllav, 23 fishek të kalibrit 7.9 mm, 11 fishek kalibër 7.65 mm, të cilat janë konfiskuar nga Policia, personi i dyshimtë është arrestuar dhe intervistuar në lokalet e stacionit policor në Gjilan.

Uji Dea

Me urdhër te Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është ngritur kallëzimi penal armë mbajtje pa leje. Rasti në Prokurori./rajonipress/