Uji Dea

Rexhepi nuk bindet që Geci është jashtë, policia e kërkon në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se Policia e Kosovës është në kërkim të ish-deputetit, Gani Gerci. Ministri nuk beson shumë se Geci ka dalë jashtë vendit. E kjo, sepse janë informuar të gjitha pikat kufitare menjëherë pas vrasjes që ka shkaktuar Geci.

Megjithatë, sipas Rexhepit, nëse ai është jashtë vendit çështja do të jetë më e komplikuar dhe do të bëhet kërkesa për ekstradim.

ARKATANA

“Policia është në kërkim të Gani Gecit, i kemi dëgjuar prononcimet e familjarëve që ai ka shkuar jashtë, ne nuk duam të paragjykojmë por ne nuk jemi shumë të bindur që ai nuk ka shkuar jashtë për arsye se në momentin që ka ndodhur ky aksident ne i kemi informuar të gjitha pikëkalimet kufitare dhe po ashtu aeroportet e vendeve fqinje që në rast se shihet diku të arrestohet prandaj, mundësitë kanë qenë të vogla në atë drejtim”, ka thënë Rexhepi, përcjell kp, teksa ka shtuar se në kohë reale është njoftuar edhe aeroporti i Tiranës.

Ndryshe, Gani Geci të hënën mbrëma ka vrarë Ruzhdi Shaqirin ku më pas është arratisur duke mos u dorëzuar në polici. Familjarët e tij kanë thënë se Geci është larguar jashtë shtetit më frikën se mund t’i montohet ndonjë atentat. Ndërsa, vetë Geci nga arratia ka thënë se do të dorëzohet vetëm nëse rastin e tij e shqyrton prokuroria e EULEX-it.