Mobi Casa

Për lëndim të rëndë trupor, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. R. për veprën penale: lëndim i rëndë trupor.

I akuzuari A. R. është shpallur fajtor, sepse me datë 16.11.2016 rreth orës 18:30 minuta në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan, e lëndon rëndë të dëmtuarin Xh. H., duke e goditur pesë herë mbrapa kokës me sëpatë të vogël dore, kështu i shkakton disa të qara në kokë.

Mobi Casa

Për këtë vepër Gjykata Themelore e Gjilanit të akuzuarin e dënon me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit ka njoftuar Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/