Prangosen personat e kërkuar nga Gjykata
Gjilan – Policia e Kosovës njësitet reaguese të stacionit policor në Gjilan kanë ndaluar personin Shqiptar Shtetas të Kosovës dhe pasi është bërë verifikimi, ka rezultuar të ketë urdhëresën me burg efektiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
I njëjti është dërguar në Gjykatën kompetente, ku i është rregulluar dokumentacioni përcjellës, dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetë(8), muaj në burgun e Gjilanit.
Nga Policia e Kosovës njësitet patrulluese të stacionit policor në qytetin e Prizrenit jemi njoftuar se ata kanë ndalur personi Shqiptar Shtetas i Kosovës dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se ka Urdhëresë të lëshuar nga Gjykata ku ai është i dënuar me 6 muaj e 25-ditë burg efektiv, të lëshuar nga Gjykata e Gjilanit. Patrulla e policisë nga Gjilani ka shkuar në Prizren dhe ka marr personin dhe i njëjti është dërguar ne Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


