Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje të ulë pak kërkesat…

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Avdyl Jerliu – LVV duhet të ulë pak kërkesat që mos t`i lejoj listës “Sërpska” kënaqësinë që ata duan ta realizojnë në dëm të Kosovës përmes të qenit faktor kyç në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Siç dihet ngërçi politik në ndërtimin e institucioneve të Kosovës tani veç ka ndodhur, kur dihet se bllokues i këtyre proceseve nuk është vetëm PDK-ja, por janë edhe disa faktor të tjerë siç janë: Presidentja, Gjykata Kushtetuese, por kësaj situate në mënyrë indirekte po i ndihmon edhe LVV-ja përmes betonimit të saj në disa kërkesa.

Si një qytetar si gjithë të tjerët i sugjeroj LVV-së që të mendojnë që të gjendet një mes i mirë në mes të kërkesave dhe mundësive për ndërtimin e një koalicioni të fuqishëm në interes të qytetarëve të Kosovës se pikërisht për këtë jeni votuar më 8 qershor.

Kam respekt për të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës pavarësisht cilit kamp politik i takojnë, por le të dihet njëherë e mirë se edhe votuesit e LVV-së nuk e kanë dhënë votën që LVV-ja të mbetet në opozitë.

Mobi Casa

Kështu si po vazhdohet druaj se do të mbeteni në opozitë dhe do tu jepni kënaqësi pikërisht atyre që po i kritikoni çdo ditë. Lëvizja Vetëvendosje duhet t`i bashkohet bllokut trepalësh dhe të jap kontributin e vet brenda institucioneve dhe parimet të cilat po i proklamojnë le t`i mbajnë edhe në institucione dhe qytetarët do të jenë mirënjohës për të gjitha partitë politike që do ti mbajnë parimet pozitive në interes të qytetarëve të Kosovës.

Për ndryshe blloku trepalësh gjendet në një pozicion ku duhet t`i jap hise listës “Sërpska”, o në të kundërtën do ta qoni vendin në zgjedhje e që nuk do të bëhet zgjidhje.

Përderisa PDK-ja është në krye të institucioneve ju dhe të gjithë të tjerët nuk do të keni shans të kaloni më mirë se me 8 qershor vetëm më keq. Pastroni institucionet tani shkoni kur të doni, kur të pjekën kushtet në zgjedhje dhe besoj se do të fitoni secili në bazë të meritave dhe jo me gjuhën e forcës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.